Partitë politike shqiptare nuk e harrojnë zakonin e vjetër të mos deklarimit të bilanceve në KQZ, paçka se ndryshimet e Kodit Zgjedhor parashikojnë penalitete të forta.

Janë 106 parti politike që nuk  kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportet vjetore  financiar duke refuzuar për të bërë transparente burimet e financimit.

Si pasojë ndaj tyre KQZ në mbledhjen e kësaj të enjteve vendosi ti ndëshkojë.

Ilirjan Celibashi: Partitë politike janë gjobitur me 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.

KQZ vendosi edhe  për përcaktimin e vlerës në para të një vote, për partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit.

Ilirjan Celibashi: Vlera në para të një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hynë në fuqi menjëherë. Pika e dytë ka të bëjë me kompensimin financiar pas zgjedhor. Partitë Politike që kanë qenë të regjistruara si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie, për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë këtë 1 %.

Listën për kompensimin financiar e kryeson Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet, me 560 milionë lekë të vjetra  Në vend të dytë dhe të tretë renditen Partia Demokratike dhe LSI me nga  330 milionë lekë dhe 190 milionë lekë.