Rahim Spahiu, i Partisë Socialiste, është kryetari i ri i Bashkisë së Dibrës, pasi fitoi zgjedhjet e pjesshme vendore në këtë bashki.

Spahiu mori 13995 vota, duke lënë pas me diferencë të madhe votash kandidatët Premtim Kryemadhi dhe Luan Haka.

Kryemadhi, përfaqësues i koalicionit Shtëpia e Lirisë, mori vetëm 4478 vota, ndërsa Haka, i Partisë Demokratike, mori vetëm 4437 vota.

Deri tani, PS ka fituar katër bashki, nga gjashtë në të cilat garohej. Përveç Dibrës, PS mori edhe Vorën, Lushnjën dhe Rrogozhinën. Edhe në Durrës, kryeson kandidatja socialiste, Emirjona Sako, ndërsa në Shkodër, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.