Nga Romeo KARA

(Nëse financimi rus mbi median është bërë shqetësim në Evropë, në Shqipëri është kthyer në trend…)

Jo pak pseudopatriotë, gjakprishur dhe shpirtshitur, dërdëllisin nëpër çdo studio televizive dhe banaku mediatik, të sponsorizuar nga Rusia putiniste.
Megjithatë mësuam me bindje se, shpeshherë renegatët serviren nën maskën e nacionalistit.
Pas çdo genocidi dhe masakre të ndodhur ndaj shqiptarëve në këto 200 vitet e fundit, ka qenë mendja, dora dhe frymëzimi rus.
Fatkeqësisht skenaret ruse, të bazuara mbi dy kauza: sllavizmin dhe ortodoksinë, kanë qenë dhe janë fatale për shqiptarët.
Kjo sigurisht, ndihmuar edhe nga bastardët e shumtë të rracës sonë dhe mediave portavoce të Putinit në gjuhën shqipe.
Nëse financimi rus mbi median është bërë shqetësim në Evropë, në Shqipëri është kthyer në trend…