Rrjedhja e të dhënave sekrete të inteligjencës ushtarake amerikane nuk ka ndikuar në bashkëpunimin e vendit me aleatët e tij, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

“Në bazë të bisedave që kam pasur, nuk kam dëgjuar asgjë që do të ndikonte në bashkëpunimin tonë me aleatët dhe partnerët”, tha Blinken, duke shtuar se ka dëgjuar “vlerësim” për hapat që ka ndërmarrë Uashingtoni.

Një anëtar 21-vjeçar i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së është akuzuar për zbulimin e të dhënave të inteligjencës ushtarake top-sekret në internet dhe u akuzua dje për kopjim dhe transmetim të paligjshëm të materialeve të klasifikuara.

Jack Teixeira u arrestua dje nga FBI, nën akuzën e spiunazhit.

Rrjedhja besohet të jetë shkelja më serioze e sigurisë amerikane që kur më shumë se 700,000 dokumente, video dhe kabllograme diplomatike u shfaqën në faqen e internetit të WikiLeaks në vitin 2010.