Është publikuar formacioni zyrtar me të cilën Kombëtarja Shqiptare do të përballet në orën 20:45 ndaj San Marinos në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

Trajneri Reja ka zgjedhur skemën 3-5-2 në këtë përballje, ku në krye të sulmit do të qëndrojnë dyshja Broja, Manaj.

Në portë tekniku italian ka zgjedhur Berishën. Në mbrojtje janë reshtuar Veseli, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj. Mesfusha i është besuar Lenjanit, Memushajt, Ramadanit dhe Bares.