Një aktiviste e re nga lëvizja Black Lives Matter ndodhet në gjendje kritike në një spital në Londër pasi u qëllua në kokë. 27-vjeçarja Sasha Johnson, nënë e tre fëmijëve, ishte kërcënuar vazhdimisht me vdekje. Të shtënat ndodhën në rrethin Southëark, në jug të metropolit anglez.

Episodi u raportua nga aktivistët e partisë “Taking the Initiative”, që janë aktivë në fushën e barazisë sociale dhe të drejtave civile.

“Me shumë trishtim ju informojmë se Sasha Johnson jonë u qëllua me armë në kokë. Ajo gjithmonë ka qenë e përfshirë në luftën për njerëzit me ngjyrë dhe kundër padrejtësive që rrethojnë komunitetin me ngjyrë”, shkruan lëvizja duke i ftuar njerëzit të luten për shërimin e saj.

“Ne të gjithë shpresojmë që gjendja e vajzës të përmirësohet. Hetimi ynë është në fillimet e tij dhe ne po përpiqemi të kuptojmë rrethanat”, tha kryeinspektori Jimi Tele, i cili u bëri thirrje banorëve të Rrugës së Konsortit, ku ndodhi sulmi, qëtë kontrollojnë kamerat ecitofonëve dhe zileve të derës në kërkim të ndonjë të dhëne.