Në Itali, qeveria e Giuzepe Contes merr votëbesimin edhe në senat pas parlamentit dhe shmang një krizë të mundshme politike në mes të pandemisë së COVID-19.

Në favor të qeverisë votuan 156 senatorë ndërsa kundër 140, 16 abstenuan. Ky votim ishte i rëndësishëm për vazhdimsinë e qeverisë italiane pas largimit të aleatit të “Viva Italia” Mateo Renzi që largoi dy ministra nga kabineti.

Conte mori një ditë më parë edhe shumicën e votave të deputetëtve në parlament. Përplasja në rradhët e mazhorancës në Itali erdhi për fondet e BE pasi forcat politike kishin qasje të ndryshme.