Kryeministri Edi Rama deklaron nga Holanda para biznesmenëve holandezë se nuk duhet të shqetësohen për stabilitetit politik në vend.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se në vendin tonë ka protesta, pasi “çdokush është kryeministër më vete”. Por sipas tij, qeveria shqiptare kujdeset për kompanitë e huaja.

“Sa i takon stabilitetit politik, po kemi ndonjëherë protesta, në 2000 metërshin katror të sheshin përballë Kryeministrisë, sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra me vete. Ndonjëherë kryeministri i vërtetë është shumë bezdi, por nuk çon kurrëkund, por është vetëm një element spazmatik i jetës tonë. Duket si Holanda. Unë mendoj se çfarë po kaloni me fermerët sot për sot në Shqipëri do të quhej dhunë brutale. Asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik dhe asgjë për t’u shqetësuar për faktin që jeni i huaj apo kompani e huaj sepse ne kujdesemi mirë për kompanitë e huaja”, u shpreh kryeministri Rama.