Në fjalimin e fitores të zgjedhjeve të 25 Prillit, kryeministri Edi Rama tha se do që të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ai shtriu dorën për bashkëpunim Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se do që të jetë kryeministër i socialistëve dhe i demokratëve bashkë.

“Miq demokratë ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh, ky është fakt dhe faktet pranohen, nuk luftohen, nuk më takon mua dhe nuk është as përgjegjësi apo e drejta jonë sesi do ta lexoni ju rezultatin. Nëse do të jetë ose jo Basha që do ta drejtojë PD për 4 vitet e ardhme kjo është e drejta juaj. Por ne e kemi të qartë që opozita jonë e vetme është PD dhe detyrimi është që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, demokratik, pa asnjë kufizim. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve”, tha Rama

Rama mesazh ndaj Bashës: Pranoje humbjen me dinjitet

Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama pati edhe një mesazh për Bashën. Ai i bëri thirrje që të pranojë humbjen me dinjitet.

“Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se në të gjitha herët e tjera, demokratët ishin kundërshtarë jo dhe aq të lehtë këtë herë që meritojnë respektin tonë. U them atyre sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot madje bënë më shumë sesa bëjnë normalisht. Sepse të mundësh PS është po aq e pamundur sa të mundësh Milanin e Sachit, Barcelonen e Guardiolës. Nuk po flas për Juventusin, se s’ishte i tyre, por viti ekskluziv i socialistëve.

Mesazhi im i sinqertë për Bashën është ky pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen që nuk bërë dot çfarë deshe, por sa munde.

Miq demokratë ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh, ky është fakt dhe faktet pranohen, nuk luftohen,  nuk më takon mua dhe nuk është as përgjegjësi apo e drejta jonë sesi do ta lexoni ju rezultatin. Nëse do të jetë ose jo Basha që do ta drejtojë PD për 4 vitet e ardhme kjo është e drejta juaj. Por ne e kemi të qartë që opozita jonë e vetme është PD dhe detyrimi është që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, demokratik, pa asnjë kufizim. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve”, tha Rama.