Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Durrës, duke u ndalur edhe tek pagat e punonjësve.

Gjithashtu Rama komentoi edhe largimin e shqiptarëve, ndërsa u shpreh se sot Shqipëria nuk është në kushtet që t’u thotë shqiptarëve që tashmë jetojnë jashtë, të kthehen.

Kemi hyrë në një kohë lufte për mish njeriu. Vendet e zhvilluara do të bëjnë çmos të thithin sa më shumë njerëz. Nuk ka. Ndaj ne duhet që jo vetëm të mos humbim krah pune më shumë, por duhet të kthejmë pas edhe ata që kanë ikur. Por ne sot nuk jemi në fazën që t’u themi shqiptarëve që janë jashtë, kthehuni sepse ja vlen.