Kryeministri Edi Rama tha sonte se nuk e mësoi para të gjithëve se Sali Berisha do të shpallej non grata nga SHBA.

“Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera. Skam asnjë koment për shpalljen non grata sepse ajo është e qartë dhe çdo koment thjesht politizon dhe kjo nuk është politikë e brendshme”, tha Rama në Open ku mohoi të kishte lobuar për këtë çështje.

“Sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime imagjinoni se sa diktatorë me arka të panumërta me diamante dhe flori do e kishin blerë Amerikën deri tani. SHBA janë ata që janë sepse nuk i ble askush. Lobimi atje është ca fotografi me kongresmenë dhe senatorë dhe disa nuk e dinë fare ca është Shqipëria, ndonjë artikull këtu dhe atje, dhe kaq”, tha Rama.

Lobim DASH-it?Nuk funksionojnë kështu SHBA. Nuk ka shans. Nuk ka pasanikë që të influencojnë vendimmarrjen e SHBA. Është një përrallë që mund t’jua tregosh atyre që duan ta besojnë. Nuk funksionon kështu ndaj janë SHBA”, tha kryeministri.

Soros?Mund t’ju them këtë. Miliarderi Soros, Sali Berishën e di si emër dhe nuk e ka në asnjë radar të shqetësimeve të tij. Soros është një nga njerëzit të cilët shqiptarët duhet ti jenë mirënjohës. Ai ka qenë njeriu që për shkak të mirënjohjes së tij ai ndihmoi me fondacionin”, theksoi Rama.

“Me paratë e Soros janë ndërtuar apo janë rindërtuar ekzaktësisht 275 shkolla. 100 milionë dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 1997. I rezistuan edhe tërmetit. U diplomuan jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Është një njeri që është bërë gogol me qëllim për shkak të influencës që ka në kampin liberaldemokrat. E kam mik dhe jam krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ka qenë Donald Trump.

E çfarë kam përfituar unë nga Soros? Në jetën e mëparshme kam pasur ndonjë përfitim, ndonjë bursë, ndonjë udhëtim… që Soros ka pasur një projekt për të ndarë Kosovën dhe këtë e ndaloi Saliu kjo është një legjendë me malësorë. Se ku ishte ky plan dhe se si do ndahej Kosova fshehtas nuk e di. Nëse do kishte një plan ai do dilte, do shkonte në parlament e referendum. Dhe më e bukura është që këtë plan e ka pasur Soros që nuk e ka idenë”,  tha Rama.