Kryeministri Edi Rama u shpreh se në Gjirokastër bëhet fjalë për të ndërtuar dy aerodrome sportive dhe turistike që do të sjellin lëvizje të njerëzve. Rama tha ndër të tjera se shpreson që së shpejti të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës.

“Që të jemi të qartë që të mos krijojmë keqkuptime nuk është fjala për të bërë një aeroport komercial si Kukësi apo si Vlora që shpresoj shumë që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, hapu e mbyllu, ndërtohu e prishu, pandemia, kompanitë që kërkonin shtyrje, bankat europiane që nuk jepnin kredi, etj. Këtu në Gjirokastër është fjala për dy aeroporte, dy aerodrome sportive dhe turistike që janë diçka krejt tjetër, por sidoqoftë sjellin njerëz, sjellin lëvizje”, tha Rama.

Projektet e arabëve në Përmet, Rama: Princi i Kurorës ka shprehur interes

Nga Gjirokastra gjatë një takimi me banorët, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera edhe për investimet që do të kruhen nga Emiratet e Bashkuara në Përmet,

Rama tha se investitorët kanë ardhur dhe kanë zgjedhur Përmetin për projektin e tyre, pasi u ka pëlqyer peizazhi. Kryeministri theksoi se pas Durrësit, ku pritet të transformohet porti, radhën e ka Përmeti.

“Princi i Kurorës ka shprehur interes. Ideja e investimeve në Përmet nga Emiratet e Bashkuara disa faktorë. Ata kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit të turizmit. Sipas tyre Përmeti ka disa karakteristika shumë të veçanta në aspektin e peizazhit. Ne besojmë se harmonia midis feve është e njëjtë por ata e kanë parë Përmetin, kur flasin për Përmetin thonë se është shumë tërheqëse për ne.

Ata kanë bërë vizita në Përmet, i kam shoqëruar unë në verë. Ju ka bërë përshtypje kjo pjesë që ka një qetësi të madhe në kuptimin e bashkëjetesës mes njerëzve. I konsiderojnë njerëzit në Përmet shumë mikpritës. Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cënojnë natyrën. Ata duan të investojnë në struktura fermash, pra turizëm fermash.

Ku njerëzit të vinë të jenë në një zonë rurale. Do shikojnë sa impakt do ketë kjo që ajo do bëjnë. Në momentin kur projekti i Durrësit do të hyjë në një fazë ku ata do të kuptojnë vendin, atëherë Përmeti ka radhën. Ata nuk duan të bëjnë një projekt në një vend, por në vende të ndryshme, duke përfituar nga qeveria për terrenet që janë pronë shtetërore. E konsiderojnë të gjithë zonën që dhe të bëhet e eksplorueshme. Është faktikisht për pushime gjatë gjithë vitit. Ata panë edhe pjesën e Labërisë, në Tepelenë dhe kur vajtën në Përmet thanë këtu ramë rehat se këta qenkan të urtë. Aty ishte efekti i ajrit”, tha Rama.