Kryeministri Edi Rama ka Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar opozitës të ndryshojë, pasi sipas tij përsëritja e akuzave që ka bërë më parë  nuk do i sjell dot në pushtet. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama foli dhe për krizën energjitike që mund të përfshijë dhe Shqipërinë, duke thënë se dhe në samitin e Sllovenisë për këtë gjë u fol një ditë më parë.

Më tej duke komentuar dhe planin e opozitës tha se konceptet e Partisë Demokratike sot janë mbetje të Partisë së Punës. Rama tha se sot jeni në një treg të lirë dhe çmimet vendosen nga tregu dhe jo nga shteti.

Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është karakteristikë e mendje lehtësisë. Keni 8 vite që përsërisni të njëjtën dhe gjë dhe merrni të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive dhe sajesave për masakrat elektorale, aty ju kam gjetur dhe aty do iu lë.

U bënë 5 ditë gjykimi rresht që populli u thotë, këta s’janë më të mirët, por ju ta harroni me këto mendësi që keni. Dje në samitin e BE me Ballkanit Perëndimor, të gjithë si ata të vendeve të pasura dhe jo të pasura kryefjalën e shqetësimit kishim se çfarë mund të bëjmë së bashku për të përballuar furtunën e krizën energjike.

Ju thoni që Shqipëria nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar, Shqipëria ka ujë, po thatësirë ka? A blen energji Shqipëria? Ju u thoni shqiptarëve se fatura energjisë është më e larta në rajon, nuk është e vërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe ju jeni krenar që ishit pararoja si mishërim i lëvizjes antikomuniste keni vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste në lirinë e tregut. Rritja e çmimit në bursë të një malli, nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak. Ju partia e qendrës së djathtë, e liberalizimit të tregut, kur iu dëgjon dhe nuk ju njeh jeni mbeturina të partisë. Konceptet tuaja janë mbetura të partisë së punës. Nuk është argument dhe as e shara dhe as e bërtitura na vendi, unë nuk ofendoj askënd, unë me respekt dëgjoj të shara nga para e mbrapa. Ju jeni në një hall që nuk ua zgjidh dot”, tha Rama.

“Në vitin 2013 nafta ishte 182 lekë/litër, sot kushton 177 lekë”

Duke folur për rritjen e çmimit të karburantit, kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Parlament se çmimi i naftës ka qenë më i shtrenjtë në vitin 2013 kur Partia Demokratike u largua nga pushteti.

Para deputetëve demokratë, Edi Rama nxori tabelën duke treguar se në vitin 2013 nafta kushtonte 182 lekë/litër dhe benzina 186 lekë/litër. Ndërsa sot nafta kushton 177 lekë/litër.

“A është e vërtetë që sot nafta është lirë se ditën kur ju latë qeverinë? Unë po ju jap tabelën. Në vitin 2013 dieseli 182 lekë/litër, benzina 186 lekë/litër. Unë po ju them shifra. Sa lekë nxirrte nga xhepi një drejtues automjeti në Shqipërinë që qeverisnit ju dhe sa nxjerr sot. Sot dieseli është 177 tani që flasim, dje ishte 182. Ndërkohë patjetër që brenda çmimit të dieselit dhe benzinës është brenda dhe detyrimi për të gjithë që djegin diesel dhe benzinë t’ja kthejnë shoqërisë me çmimin e karbonit”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.