Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Izraelit, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Kreu i qeverisë është ftuar nga homologu i tij izraelit Yair Lapid, ndërsa gjatë vizitës së tij pritet të takohet dhe me presidentin Isac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

Në takimet e kryeministrit pritet të ketë diskutime mbi sulmet kibernetike që Shqipëria ka patur gjatë muajve të fundit nga Irani, duke marrë eksperiencën e Izraelit në këtë fushë.