Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në ‘Instagram’ të kreut të PD-së Lulzim Bashës i cili u shpreh mbrëmjen e djeshme se ai do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

‘Në detyrën time si kryetar i partisë më të madhe të opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit. Padiskutim që unë jam kandidati i vetëm i partisë Demokratike për zgjedhjet.’-thotë Basha.

‘Lulzim Basha ta dinë të gjithë shqiptarët është një gabim njerëzor.‘- thotë Patozi. ‘Kerriçit kur eshte kerriç thone mos i ngarko barre te rende sepse i shtremberon kurrizin!

Lulzim Basha është i gjithi i pavlefshëm nuk është i njëanshëm , ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, janë tre palë zgjedhje që ka humbur.’- shprehet Arben Imami.

Rama ironizon dhe shkruan: ‘Jo kaq ashpër ju lutem! I ka dreqi këto që thoni, po s’është çun i keq’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)