Kryeministri Rama ka reaguar sërish të martën për grumbullimet e qytetarëve gjatë fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Sot, Basha u prit nga qindra qytetarë në qytetin e Korçës.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore, thoshin latinët”, shkruan fillimisht Rama.

Më tej, Rama bën një krahasim mes Korçës ku Basha vijoi fushatën dhe Tiranës ku kryhet vaksinimi ndaj koronavirusit.

“Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.

Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”, shkruan Rama.

"Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore", thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej…

Posted by Edi Rama on Wednesday, 31 March 2021