Për të qetësuar qytetarët për rrjedhjen e të dhënave personale, të siguruara nga patronazhistët e PS, kryeministri Edi Rama lexoi të dhënat personale të kartës së tij të identitetit.

Nga Elbasani, me stadiumin e mbushur me militantë të PS, Rama u kërkoi qytetarëve të mos shqetësohen.

“Unë kam marrë me vetë kartën e identitetit dhe dua të lexoj numrin tim të identitetit. Për të gjithë ata që duan t’iu frikësojnë dhe të duan t’u çorodisin, do ju tregoj numrin personal të kartës time të identitetit. Mbajeni shënim kartën time të identitetit.

Rama

Edi

Kombësia Shqiptare

Lindur në Tiranë

04.07.1964

Numri i kartës: G40704039G

Ja e morët kartën time, kujt i duhet ky numër? Mos u shqetësoni fare, askush të mos shqetësohet. “, tha kryeministri.

Kryeministri ironizoi edhe presidentin Ilir Meta.

“Ja e morët dhe kartën e çe doni, kujt i duhet ky numri, çfarë do bëni? E dëgjuat Liken, më kanë marr kartën dhe më dinë numrin. O like ne të dimë shumë gjëra ty se ai numër nuk i duhet dreqit. Mos u shqetësoni fare, karta ID e cila është trashëguar nga një kod tjetër sot nuk është ende karta ID që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse karta jonë ID nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhëna personale, sigurime shëndetore, shumë informacione të tjera siç kanë kartat ID në shumë vende që ne duam të integrohemi. Kjo është si me të marr targën e makinës. Si me të marr numrin 12, merrni të gjithë numrin 12, merreni patjetër sepse është 12 e pavarësisë së Shqipërisë, është 12 e mandatit tonë të tretë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë.”, tha Rama.