Për të frenuar largimin e bluzave të bardha nga vendi, qeveria ka vendosur që studentët të cilët nisin këtë vit shkollën për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite pasi të kenë përfunduar studimet në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.

‘Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Në kushtet kur Gjermani dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë do të duhet të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë për të pajisur me diplomë duhen edhe 5 vite.’- tha Rama.

Rama tha se çdo student që i mjekësisë që futet rishtaz, e ka të detyrueshme 5 vite pune në Shqipëri.

‘Çdo student i mjekësisë që futet rishtaz në sistem e ka të detyrueshme 5 vite pune në Shqipëri, pastaj merr diplomën. Kjo nuk është kusht qe pranohet ose jo, por kështu do të jetë formati i Universitetit të Mjekësisë. Rregull absolut për të gjithë Ata që tashmë e kanë filluar universitetin më herët do të kenë kushtin që të punojnë në Shqipëri për disa vite, në mënyrë -progresive, por vetëm nëse pranojnë. Ndryshe do të paguajnë tarifën e plotë. Tarifa do të përcaktohet.’- tha Rama.