Një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është riinfektuar me COVID-19, dhe hera e dytë ishte më e rrezikshme se e para.

Konfirmimi erdhi nga mjekët, të cilët theksuan se herën e dytë, 25-vjeçari kishte nevojë për trajtim në spital pasi mushkëritë nuk po mbusheshin me oksigjen të mjaftueshëm.

Riinfektimi me koronavirus është i rrallë, por rastet kanë ngritur pikëpyetje lidhur me kohëzgjatjen e antitrupave kundër Covid-19.

25-vjeçari i riinfektuar është shëruar plotësisht dhe nuk kishte probleme shëndetësore bashkëshoqëruese apo mangësi në sistemin imunitar. Shkencëtarët kanë vlerësuar kodet gjenetike të virusit të marrë në të dy rastet e infektimit dhe zbuluan se ato ishin shumë të ndryshme.