Pas një sezoni plot suskes e shikueshmëri Squid Game do të rikthehet për sezonin 2, ka konfirmuar regjisori Hwang Dong-hyuk.

Regjisori tha se pas kërkesave të shumta dhe dashurisë së marrë nag sezoni i parë ai tani po mendon për sezonin e dytë. Pasi sipas tij ka ende gjëra që nuk kanë marrë përgjigje dhe që fansat mezi po presin t’i shohin sërish aktorët e tyre të preferuar.

Gi-Hun, i luajtur nga Lee Jung-jae, ishte fituesi i lojës së fundit në sezonin e parë. Por sipas regjisorit në sezonin e ardhshëm do të shohim Gi-Hun duke u përballur me Front Man.

“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë. Kështu që pothuajse ndihem sikur nuk na lini zgjidhje tjetër! Por unë do të them se me të vërtetë do të ketë një sezon të dytë. Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit aktualisht. Por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Kështu që unë do të premtoj ju kjo: Gi-Hun do të kthehet, ai do të bëjë diçka për botën,” tha ai.