Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar një tjetër rekord rastesh. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar  711 qytetarë. “Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan,
21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,
11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec,
9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier,
7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar,
5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë,
1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.,” shkruan Ministria.
Në këto 24 orë ka pasur dhe një rritje të numrit të të vdekurve. Kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Më tej thuhet se janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7406
Durrës 1167
Fier 1162
Korçë 906
Shkodër 810
Elbasan 771
Lezhë 673
Vlorë 671
Berat 512
Gjirokastër 399
Kukës 361
Dibër 137