Nga Spartak NGJELA

Cila është epiqendra e kohës së sotme politike?
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e shqiptarëve që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian .
Por duhet të kujtohemi se koha politike në çastet që është aktive, është edhe kohë historike. Dhe prandaj historia e Shqipërisë pret të hyjë në një stad të ri zhvillimi drejt Bashkimit Evropian.

I.
Por, na duhet të theksojmë analitikisht se sot në Gadishullin Ilirik janë dy shtete shqiptarësh: Shqipëria dhe Kosova. Kjo është forcë historike për shqiptarët, por është disfatë historike për Serbinë. Serbia ka rënë në disgracie historike, dhe bashkimi i Shqipërisë me Kosovën e çon Serbinë drejt shkatërrimit. E gjithë historia e Serbisë ka lindur si e tillë me pushtimin e tokave dhe të popullsisë shqiptare. Por dalja e Kosovës në pavarësi, u ka kujtuar serbëve historinë e tyre pushtuese ndaj Shqipërisë së Madhe, dhe kjo tani u krijon një impakt negativ për të ardhmen e tyre.

Kjo e ka bërë presidentin serb Vuçiç të krijojë situata force, ose dhe pushtimi të Kosovës. Por koha politike aktuale nuk e lejon; sepse Kosova e pavarur dhe Shqipëria në NATO, janë interes i madh i politikës aktuale të Shteteve të Bashkuara.

Ja, kjo është koha politike që po e fundos Serbinë. Ajo tani pyet përditë: ku, si dhe çfarë? E pra, ku të mbështetem? pyet Vuçiç; dhe shpresën e ka te Rusia. Si ta marr Kosovën? pyet ai në vijim; por këtu ngec sepse Rusia e di që për Kosovën hapet sërish një luftë me Amerikën.
E pra, prandaj kjo pyetje e tretë e fundos mendërisht Vuçiçin dhe politikën e lartë në Beograd: çfarë duhet të bëj? Dhe këtu ngec gjithçka, se vrulli i saj kriminal që tregoi në Banjsk, tani i është kthyer në një pështjellim të brendshëm.
Prandaj Serbia tani ka mbetur vetëm te një pyetje: Çfarë të bëj? Asgjë nuk bën dot, është përgjigjja e brendshme dhe e heshtur që merr Vuçiç përditë.
Dhe bota shqiptare është në progresin e saj drejt bashkimit. Sepse kuptohet se bashkimi Shqipëri-Kosovë është skemë e politikës Amerikane.

II.
Por, këtë çështje të bashkimit kombëtar po e dëmtojnë shumë konfliktet e brendshme që ka sot në Shqipëri, por edhe të dy kryeministrat, nëTiranë dhe në Prishtinë, që, ose nuk e kuptojnë politikën që u analizua më lart, ose nuk e duan Bashkimin Kombëtar.
Por çfarë po ndodh në Shqipëri?

Është fakti që, Sali Berisha, dëmprurësi më i madh i shqiptarëve, ka hyrë në një vicious circle – në një rreth vicioz, ne lidhje me politikën e forcës amerikane, sepse, në Amerikë është nongrata dhe në Shqipëri është nën akuzë penale në SPAK. Por edhe SPAK drejtohet nga Uashingtoni.
Por ç’është rrethi vicioz?
Rrethi vicioz, në logjikë, është rrjedhojë e një shkaku dhe pasoje reciproke në të cilën dy apo më shumë elementë intensifikojnë dhe përjashtojnë njëri-tjetrin, duke çuar në mënyrë të pashmangshme në përkeqësimin e situatës në funksion të një zgjidhjeje. Kurse në Shqipëri rrethi vicioz shprehte shumë bukur: “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

III.
Por këta muaj që vijnë mendohet se shqiptarët do t’i japin fund, më në fund, një kohe politike tepër djallëzore me ngarkesa të mëdha antikombëtare, dhe me një korrupsion-vjedhje që i ka lenë shqiptarët edhe të varfër, edhe pa atdhe.
Shumë shqiptarë kanë ikur.
Shumë shqiptarë duan të ikin.
Kurse ata që i bënë dëmin dhe e vodhën, dhe e plaçkitën Shqipërinë, pasi erdhën në pushtet si shpëtimtarë, po vërtiten sot si në jerm, duke folur gjithë ditën nëpër mediat e blera prej tyre – dhe ky është grupi Berisha.
Në fakt janë ende larg, dhe jo në drejtim të drejtpërdrejtë me akuzën e tyre penale. Deri tani nuk kanë paraqitur asnjë mbrojtje juridike në funksion të akuzës së tyre për korrupsion, në lidhje me pasurinë që disponojnë aktualisht.
Kurse akuza është e qartë ndaj të akuzuarve, sepse ligji është i qartë: në këtë rast akuza nuk ka forcë nëse i akuzuari ka fakte të plota që tregon se pasurinë e tij ai e ka blerë ose e ka grumbulluar në bankë me të ardhurat e tij legale. Kaq dhe asgjë më shumë. Por nga të akuzuarit deri tani nuk kemi dëgjuar prova të tilla. Ata i drejtohen opinionit publik dhe votuesve të tyre në Shqipëri.

Gjithë të tjerat janë shumë zhurmë për asgjë. Zotërinj, nuk është partia politike dhe votuesit e tu ata që mund të të japin pafajësinë, por vetëm Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.
Kujtoni presidentin më të fuqishëm në votime në Amerikë, Richard Nikson, dhe presidentin Bill Klinton, të dy përpara proceseve penal, duke qenë Presiidentë.
Por ata ishin burra shteti dhe avokatë të mëdhenj, dhe të dy ndoqën procedurën ligjore, dhe fituan