Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, vendet e Europës po përballen me një valë të re infektimesh nga koronavirusi, kjo edhe për shkak të variantit të ri Omicron, i cili dalëngadalë po zëvendëson dhe Deltan.

Italia regjistroi në 24 orë e fundit mbi 54 mijë raste të reja me koronavirus nga 969 mijë testime, shifra këto që nuk ishin regjistruar ndonjëherë në këtë vend që nga nisja e pandemisë.

144 persona të tjerë humbën betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa të shëruarit janë rreth 15 mijë.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se të shtruarit në terapitë intensive janë 1071, ose e thënë ndryshe 33 më shumë nga një ditë më parë.