Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën e Tales në Lezhë.

Policia sqaron se një mjet tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin 24-vjeçarin Kristjan Margjoni ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi 24-vjeçar dhe pasagjerja që ndodhej në këtë mjet, Atjola Ademi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.