Çështja e detit është rikthyer sërish në bisedimet që kryeministri Edi Rama zhvilloi me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Lidhur me demarkacionin e zonës detare, mediat greke shkruajnë se Mitsotakis theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ashtu siç kanë rënë dakord të dyja palët, do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe në rajon.

Mitsotaqis gjithashtu nënvizoi mbështetjen e vendosur të Greqisë për kursin europian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.

Më herët, Kyriakos Mitsotakis u takua me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, atë të Kosovës, Albin Kurti por edhe me presidenten Vjosa Osmani.