Ashtu siç u lajmërua edhe më herët nga dita e sotme procesi i mësimit në shkolla do të nisë normalisht dhe do të kthehen orët 45-minutëshe.

Ndonëse, mësimi kthehet në kohën e para pandemisë, rregullat e thjeshta të distancimit, higjienës do të vijojnë të jenë në fuqi.

Rikthimi i mësimit në kushtet normale erdhi pas një presioni të ushtruar nga prindërit të cilët po hasnin vështirësi me fëmijët e tyre si për çështjen e të nxënit ashtu dhe për shoqërimin e tyre apo marrjen nga shkolla.

Në njoftimin e dhënë më 1 tetor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se deri tani janë 88% e mësuesve të vaksinuar kundër koronavirusit.

Vendimi për rinisjen e shkollave në kushte normale u mor pas konsultimeve të Ministria e Arsimit zhvilloi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve.