Prej 4 janarit, qytetarët e kanë të ndaluar të lëvizin nga ora 22:00 deri në 06:00.

Gjithashtu baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari.

Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgimit në shtëpi apo rastet e emergjencës. Qytetarët mund te aplikojnë tek e-Albania, nëse do tju duhet të dalin.

Të dielën përfundoi afati i kufizimeve te reja, të cilat u vendosën më 24 dhjetor.

Kufizimet parashikonin ndalim qarkullimi nga ora 20:30 deri në orën 06:00.

Baret dhe restorantet ishin të mbyllura gjatë kësaj fashe orari.