Nga Adriartik DOÇI

Disa fakte që SPAK të jetë i qartë për rolin e Shkëlzenit në Gërdec

Dyshimet e tepruara janë fillimi i paranojës.

Roli i Shkëlzenit në Gërdec është shumë i thjeshtë.

Dy orë pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu i ka telefonuar Shkëlzenit për të luajtur në kalçeto.

Deliorgji i ka telefonuar Shkëlzenit për ta pyetur nëse kishte ndonjë numër ambulance. 44 telefonata të tjera ka ngatërruar numër.

Burri i tezes së Shkëlzenit është bërë kureshtar, është afruar te punishtja dhe po luante me një predhë.

Trebicka ka kërcënuar Shkëlzenin se do të fliste për mediat amerikane pasi kishte parë në ëndër sikur po i rrëmbente biznesin e paketimit të fishekëve.

Më pas Trebicka doli vetëm për gjueti dhe kishte harruar të ndërronte ferrotat.

Aldo Bumçi i raportonte Shkëlzenit për një merimangë që kishte parë në ministri.

Letrat me shënimin ‘Për Shkëlzenin’ janë produkt magjie.

Shoku i Shkëlzenit, Selmanllari, përfaqësues i kompanisë SAC që çaktivizizonte municionin kalibrit të rëndë, është një rastësi.

Shefi i shtabit Luan Hoxha ka theksuar në Ambasadën Amerikane se Shkëlzeni e ka kërcënuar për të çuar sa më shumë municione në Gërdec, për të fituar strehim politik

Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë “AEY” që blinte municione kineze në Shqipëri për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA në vlerën 298 milionë dollarë, ka thënë se Shkëlzeni ishte pronari real i Gërdecit, për të zbehur rolin e tij.

Fahri Balliu, sekseri i Shkëlzenit, ka përgatitur terrenin, pa e ditur se për çfarë do shërbente punishtja.

Filmi i Hollivudit për Gërdecin ‘War dogs’ nuk bazohet në histori të vërtetë.