Pas një viti të ngjeshur me dosje të bujshme nga SPAK, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka bërë bilancin duke treguar se në çfarë faze janë hetimet.

Në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët e drejtësisë, i pyetur për eksponentë të politikës, Dumani tha se askush nuk është imun… Madje as vetë ai.

E rëndësishme është që askush nuk është imun. Edhe sikur unë të shkel ligjin, prokurori që kam në krahë (për Adnan Xholin) do vijë e do më thotë ligjin dhe provat.”- tha Dumani.

Në këtë aspekt, Dumani bëri të ditur se gjatë vitit 2023 SPAK ka regjistruar kryesisht 68 procedime penale, duke marrë indicie nga mediat, deklaratat publike të aktorëve politikëve por dhe nga burimet e BKH-së. Kjo shifër ka shënuar rritje gjatë këtij viti.