Nga Edon QESARI

Shkrimtari i madh argjentinas Julio Cortàzar i jepte një rëndësi themelore presjes – jo vetëm si pjesë përbërëse e pikësimit, por edhe në cilësinë e të qenit një pasqyrë e menjëhershme e mendimit. E për ta shpjeguar këtë, sillte shembullin e mëposhtëm:

“Nëse burri do ta dinte vërtet vlerën që ka gruaja do të shkonte me të katra këmbët ta kërkonte”.

Tani, një grua me shumë gjasë do ta vendoste presjen pas fjalës “gruaja”; e me siguri një burrë do ta vendoste pas foljes “ka”.