Gazetari Ardit Hoxha foli në lidhje me çështjen “Berisha” dhe kërkesën për masën e arrest shtëpisë ndaj ish-kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se si ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, rëndojnë pothuajse të njëjtat akuza, por që masat janë të ndryshme.

“Si Berisha dhe Malltezi kanë të njëjtat akuza për të njëjtën çështje. Për Malltezin nuk ka një polic te dera e shtëpisë dhe gjithashtu i është ndaluar që të komunikojë publikisht me qytetarët, ndërsa për Berishën kërkohet një masë më e ashpër që t’i vendoset polic te shtëpia dhe të mos ketë kontakt publik”-tha ai