Rritja e numrit të infektimeve  ka sjellë një shtim të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore drejt 127. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha për Tv Klan se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dërguar në spital 100 persona.

“Janë 2300 thirrje gjatë 24 orëve, por ajo që bie në sy është numri i lartë i vizitave në banesë. Nëse ishin 427 sot jemi 527, nga të cilat vetëm për Covid janë 213 të kryera në banesë dhe prej të cilave 100 janë drejtuar në spitale dhe 113 janë trajtuar në banesë”.

Rritjen e numrit të të shtruarve në spital, Brataj e krahason me pikun e pandemisë në muajin Nëntor në Shqipëri.

“Gati dy javë nga fillimi i rritjes jemi në dyfishim i numrave të vizitave që behën në banesë. Jemi në gati shifrat e Nëntorit 7-8 hyrje pavarësisht sa hyjnë dhe sa dalin. Në këtë vit janë bërë 15 mijë vizita ne banesë, nga të cilat 3853 janë Covid. 1 849 kanë shkuar në spital dhe 2 004  në banesë”.

E ndërsa në vend dyshohet për qarkullimin e mutacioneve të reja Covid, numri i të prekurve aktivë në vend ka arritur mbi 30 mijë.