SPAK vijon të jetë aktive me proceset gjyqësore ku çështjet e korrupsionit mbeten në fokus.

Në një lidhje me MCN Live gazetari Arsen Rusta ka bërë me dije se një tjetër procedim penal është regjistruar ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja i cili sot do të duhet të paraqitet për masën ‘detyrim paraqitje’ në orën 03:30 për çështjen dhe dosjen për procedimin penal sterilizimi. Nga ana tjetër dhe chekup vazhdon të jetë i hapur.

MCN Live është interesuar pranë SPAK dhe dyshohet se Beqaj ka konsumuar veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorim detyre, ndërkohë që është në hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh sipas nenit 190 të kodit penal për dosjen e sterilizimit dhe hetimi rezulton tani se pas chekup ka dhe një tjetër procedim penal.

Po kush e ka bërë kallëzimin, si e ka nisur Prokuroria e Posaçme këtë hetim dhe për çfarë kontrate, korrupsioni bëhet fjalë, SPAK përgjigjet se kjo është pjesë e komisionit hetimor dhe gjithçka do të bëhet e ditur sapo SPAK të përfundojnë mbledhjen e provave. Nëse do ketë një komunikim akuze për sterilizimin apo do japë deklarime vetëm për atë nëse i komunikohet akuza e re Beqajt, kjo pritet të shihet.