Ronela Hajati është fituesja e Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH.

“Sekreti”i Ronelës do të jetë kënga e cila do të na përfaqësojë në Eurovizionin e 2022-shit që do të mbahet në Torino të Italisë.

Ronela ia dedikoi fitoren babait të saj të ndjerë.

“Ky çmim shkon për babain tim”, tha Ronela që shtoi se dhe e ëma që ndodhet në sallë të ndihet sot krenare për të.

Në vendin e dytë u rendit Alban Ramosaj me këngën “Theje”.