Bilanci i ri i pandemisë në Itali njeh një ulje relative të rasteve të reja dhe viktimave, por një ngritje të raportit testime/pozitivitete, të shkaktuar nga numri më i ulët e testimeve gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e reja janë 18627, ndërkohë që të shtunën shin 19978. Viktimat janë 361, 121 më pak se në bilancin e kaluar. Raporti testime/pozitivitete u ngrit në 13.3%, 1.7% më shumë se të shtunën.

Numri total i personave të infektuar nga SARS-coV-2 në Itali është tashmë 2276491, viktimat 78755.

Rajoni më i goditur rikthehet Lombardia me 3276, i ndjekur nga Emilja Romanja me 2193 dhe Veneto me 2167.

Ndërkohë, dalin problemet e para me vaksinimin. Rajone si Napoli, por edhe Toskana dhe Veneto, kanë deklaruar se kanë mbaruar dozat e tyre, që deri tani janë targetuar vetëm për personelin shëndetësor, i cili gjithsesi nuk mundi të vaksinohet i tëri. Parashikohet që një sasi tjetër e vaksinës Pfizer do të mbërrijë në Itali brenda datës 13 janar.