Shitjet me pakicë në Britani u rritën për të pestin muaj radhazi, duke arritur më shumë se 5.5% në krahasim me periudhën para pandemisë, raporton Reuters.

Vëllimet e shitjeve me pakicë u rritën me 1.5% vetëm në shtator dhe janë 4.7% më të larta se një vit më parë, sipas të dhënave të një sondazhi të Reuters.

Ekonomia e Britanisë ra më 20% gjatë pandemisë por, kërkesa e lartë e familje arriti të ngrinte ekonominë.

Të dhënat e shitjeve, të publikuara të premten treguan një shifër record prej 17.4% për muajt e fundit.

Sidoqoftë, kufizimet në rritje të koronavirusit po e dëmtojnë konsumatorin dhe po rëndojnë mbi ekonominë.

“Shpenzimet totale të konsumatorëve ndoshta do të fillojnë të ulen gjatë muajve të ardhshëm, me përfundimin e skemës së mbështetjes së qeverisë, parashikuan ekonomistët.