Dy humbje jetë dhe 410 raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit me COVID, nga 5,252 testime të kryera.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.

Qytetarët që nuk arritën ta fitonin betejën me virusin ishin nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç.

Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë.

Ndërkohë, janë shëruar 46 qytetarë.