Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka takuar shkrimtarin Ismail Kadare.

Kim, duke cilësuar Kadarenë si “një nga mendimtarët më të mëdhenj europianë”, i referohet një nga veprave të vona të shkrimtarit gjirokastrit, “Identiteti Evropian i Shqiptarëve”, për të theksuar rëndësinë e mbrojtës së identitetit shqiptar.

“Ai është aktual dhe interesant sot sikur ishte në 2006 kur u botua. Po të shohim të ardhmen, identiteti europian i shqiptarëve është më relevant se kurrë”, deklaron ambasadorja në një postim zyrtar.