Saimir Tahiri do ta kryejë dënimin në burgun e Fierit, vendosi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të mërkurën.

I dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 4 muajt burg, ish-ministri i Brendshëm mbahej në paraburgim në burgun 313 në Tiranë.

Më 4 shkurt Gjykata e Posaçme e dënoi Tahirin me 5 vjet burg për shpërdorim detyre.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të qëndrojë në qeli 3 vite e 4 muaj.

Tahiri mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.