Aeroportet në Gjermani nesër bllokojnë fluturimet. Shkak i pezullimit të 351 udhëtimeve është bërë një grevë 24 orëshe që do të mbajë ky sektor, konkretisht kontrollet e sigurisë. Ky lajm u bë i ditur nga sindikata.

“Duhet të priten kohë më të gjata pritjeje dhe anulime fluturimesh,” tha sindikata, e cila më herët dje bëri thirrje për të mbështetur kërkesat e punëtorëve për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj strukture, Ralph Beisel u shpreh kundër kësaj greve duke akuzuar sindikatën se po ndërmerr hapa abuzive, duke shtuar se aeroportet përpiqen të merren me “krizën më të thellë në aviacion”.