Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se sistemi zgjedhor i SHBA-së është vjetërsuar dhe se nuk i plotëson standardet bashkëkohore demokratike.

Në një deklaratë, Zakharova ka bërë një vlerësim lidhur me hyrjen e protestuesve në ndërtesën e Kongresit Amerikan pas kapërcimit të barrikadave të policisë nga protestuesit që u mblodhën në Washington në mbështetje të presidentit Donald Trump.

Ngjarjet në Washington janë “punët e brendshme të SHBA-së” deklaroi Zakharova e cila shtoi se “Sistemi zgjedhor i SHBA-së është vjetruar dhe duke i lënë mundësi shkeljeve të panumërta nuk mund t‘i përgjigjet standardeve bashkëkohore demokratike” – tha ajo.