Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka nisur një udhëtim 4-ditor në Evropë, në kuadër të të cilit kryediplomati do të vizitojë Republikën Çeke, Poloninë, Slloveninë dhe Austrinë.

Në Çeki, ku mbërrin këtë të martë, zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë Pragën dhe qytetin e Pilsenit, si dhe do të ndjekë ceremoninë përkujtimore për çlirimin e Çekosllovakisë nga ushtria amerikane në Luftën II Botërore.

Çështje të rëndësishme pritet të diskutohen në bisedimet që Pompeo do të zhvillojë me homologët e tij evropianë, mes të cilave spikasin ndikimi Kinës dhe i Rusisëkëtë rajon, si dhe energjia dhe përgjigjja ndaj koronavirusit.

Vizita e shefit të diplomacisë amerikane vjen në një kohë kur presidenti Donald Trump ka njoftuar tërheqjen e trupave nga Gjermania dhe vendosjen e një pjese të tyre në Poloni dhe vende të tjera evropiane.