Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar në 3 pika të ndryshme kufitare të Shqipërisë. Policia njofton se janë bllokuar 127.500 dhe 2 radio policie, ndërsa 2 shtetas të huaj dhe 1 shqiptar janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në Morinë u sekuestruan 53.600 Euro në hyrje të Shqipërisë, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues D. D, 35 vjeç, banues në Rumani.

Në Muriqan u sekuestruan 40.000 Euro, të cilat u gjetën në automjetin që drejtohej nga 37-vjeçari C. B. banues në Rumani. Në automjetin e tij janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor policia.

Ndërsa në Kapshticë u sekuestruan 33.900 Euro në dalje nga Shqipëria, të cilat u gjetën në automjetin e 40-vjeçarit K. Xh. 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë të Elbasanit.

Të tre këta persona u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.