Agjencia e lajmeve Interfax bën me dije se presidenti rus Vladimir Putin mori dhe dozën e dytë të vaksinës ruse kundër koronavirusit.

Ashtu si edhe një muaj më parë, presidenti i Rusisë, Putin e mbajti larg median duke mos zgjedhur ishte si pjesa më e madhe e liderëve botërore, të cilët u vaksinuan “live” për të rritur dhe besimin e qytetarëve te vaksinat.

Sërish nuk dihet ende se cilën nga tri vaksinat ruse ka marrë Putin, në një kohë kur më e njohura prej tyre është Sputnik V.