Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të premten Europën dhe SHBA për hipokrizi mbi kritikat ndaj përgjigjes të protestave anti-qeveritare në Rusi dhe Bjellorusi dhe paralajmëroi se Amerika rrezikonte të ndiqte rrugën e Bashkimit Sovjetik.

“E dini cili është problemi? Unë do ua tregoj si një ish-qytetar i Bashkimit Sovjetik. Problemi i perandorive është ky – ata mendojnë se janë aq të fuqishëm sa mund të përballojnë gabimet e vogla dhe veprimet e gabuara.

Por numri i problemeve po rritet. Vjen një moment kur nuk mund ti përballosh më. Dhe Shtetet e Bashkuara, me një hap të sigurtë, po ecin drejt rrugës së Bashkimit Sovjetik”, tha Putin.

Në një fjalim në një forum ekonomik në Shën Petersburg, Putini diskutoi marrëdhëniet e Rusisë me SHBA përpara një takimi me presidentin Joe Biden, duke i përshkruar ato si “në një nivel jashtëzakonisht të ulët”.

Ai kritikoi sanksionet kundër Rusisë, si dhe akuzat se Moska ndërhyri në zgjedhjet amerikane dhe tha se Uashingtoni dhe Europa kishin standarde të dyfishta kundër protestuesve në Moskë dhe Bjellorusi në muajt e fundit.

“Ne nuk kemi ndonjë çështje me SHBA, por ajo ka një çështje me ne”, tha ai.

Putin bëri disa vërejtje që në fakt provojnë se rivalët e SHBA po mbajnë shënim shtegun e minuar ku po ecën Amerika dhe pas saj edhe Perëndimi.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kongresi, nga burime të tjera. E gjitha është bërë brenda kontekstit të procesit të brendshëm politik të Shteteve të Bashkuara. Njerëzit që e bëjnë këtë, ndoshta supozojnë se Shtetet e Bashkuara kanë një forcë të tillë ekonomike, ushtarake dhe politike që mund t’i hedhin pa lagur. Punë e madhe, kjo është thjesht ajo që mendojnë ata. Problemi me perandoritë është se ato mendojnë se janë mjaftueshëm të fuqishme për t’i lejuar vetes të bëjnë disa gabime. Ne do t’i blejmë këta (njerëz), do t’i ngacmojmë, do të bëjmë një marrëveshje me ta, do t’u japim shpërblim, do t’i kërcënojmë me anije luftarake. Dhe kjo do t’i zgjidhë të gjitha problemet. Por problemet akumulohen dhe vjen një kur ato nuk mund të zgjidhen më”.

Lidhjet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë zhytur në nivelet më të ulëta pas aneksimit të Krimesë nga Moska në 2014, akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhje dhe sulmeve kibernetike që zyrtarët amerikanë pretendojnë se kishin origjinë ruse.