Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, Plarenc Ndreca.

Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e kësaj të premteje.

Nuk dihen ende arsyet e largimit nga detyra.

Menjëherë në këtë post është vendosur Elena Peci.

Plarenc Ndreca ishte një nga personat kyç në Ministrinë e Brendshme, për shumë blerje dhe dhënie tenderash në këtë ministri.

Po kështu, mëngjesin e sotëm dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati.