Presidenti i Parlamentit italian, Roberto Fico, ka përdorur Portin e Durrësit si pikë tranzit për të dalë nga vendi ynë ku ka kaluar një pjesë të pushimeve të tij verore.

Me një veshje të thjeshtë që nuk binte në sy dhe pa asnjë protokoll të veçantë përpunimi, Fico, madje ka pritur në radhë për kontrollet e nevojshme në pikën kufitare, i shoqëruar nga familjarë të tij.

Në fotot e siguruara shihet në këmbë në portin e Durrësit, afër një autoveture të vogël, në pritje për t’u nisur për në Bari me tragetin.

Fico, përfaqësues i Lëvizjes 5 yjet (5 Stelle), mbërriti në Shqipëri pa eskortë dhe pa eskortë u kthye në Itali. Fico qëndroi në pritje në radhë në portin e Durrësit ashtu si qindra turistë të tjerë për të udhëtuar drejt Italisë.

Shembull i një modestie dhe thjeshtësie që tregon në këtë udhëtim do të duhej të shërbente si shembull jo vetëm për shumë politikanë (apo analistët) shqiptarë, por jo vetëm.