Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është përgjuar duke folur me grupe kriminale.

Në komunikimin e përjavshëm me mediat, Berisha u shpreh se këto përgjime po i deshifrojnë disa grupe në vende të Europës, ndaj Rama po pengon marrëveshjen me vendet e Beneluksit për ekstradimin.

“Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar e insistuar ratifikim në Parlament të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin. Atë e ka bllokuar Edi Ram në Ministrinë e Drejtësisë, sepse e sigurt është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik që Rama dhe të tjerë e besonin që janë të padëgjueshme, janë nxjerrë dhe po deshifrohen me pasion të madh e përgjegjësi nga grupe të përbashkëta të disa vendeve europiane. A është Edi Rama atje? 100% ndaj edhe po pengon marrëveshjen e ekstradimit”, tha Berisha.