Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Euronews Albania, ndër të tjera foli dhe për jetën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Lala tha se ai është me origjinë nga Mali i Zi, është lindur në Burrel dhe më pas së bashku me familjen është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes.

Lala bëri me dije se Ervis Martinaj është arsimuar në Itali dhe pasi është kthyer në Shqipëri është me biznesin e lojërave në Shqipëri.

“Ervis Martinaj është me origjinë nga Mali i Zi, ka lindur në Burrel, është vendosur më pas në zonën e Fushë-Kuqes, është arsimuar jashtë vendit, në Itali, është babai i katër fëmijëve. Erdhi dhe hyri në biznesin e lojërave të fatit ku dhe kishte licencë”, theksoi Lala.

Për herë të parë, emri i Ervis Martinajt sipas Lalës u përmend në vrasjen e Ervis Doçit, në vitin 2013.

“Ishte vrasja e Ervis Doçit, në vitin 2013, ku u diskutua për herë të parë Ervis Martinajt. Nuk ishte një njeri i ardhur nga rruga, familja e tij kishte një potencial të mjaftueshëm ekonomik. Hyri në biznesin e lojërave të fatit dhe më pas filloi ky rreth i mbyllur dhe vicioz brenda të cilit mbeti Ervis Martinajt. Ka një mendje diabolike, është një njeri që ka sy dhe mbrapa. U arrestua pak kohë, pasi u lirua”, u shpreh Lala.

Sipas gazetares në akt-ekspertizën e autoriteteve izraelite është thënë se Vis Martinaj kishte video, audio dhe mesazhe të shkëmbyera me njerëz të rëndësishëm.

“Kjo ishte arsyeja që Ervis Martinaj doli i paprekur nga drejtësia shqiptare. Ushtroi presion dhe shantazh tek ata të cilët i kishte kapur peng.”- tha Lala.

“Ervis Martinaj kishte përplasje me një biznesmen ndërtimi”

Klodiana Lala u është shpreh më tej se i shumëkërkuari Ervis Martinaj kishte përplasje me një biznesmen për çështjen e ndërtimit.

Sipas Lalës, çështja e Martinajt dhe dosja e tij nuk duhet lënë në dorë të drejtësisë së Kurbinit.

“Ervis Martinaj kohët e fundit kishte përplasje dhe me një biznesmen për çështjen e ndërtimit. Kjo çështje nuk duhet të lënë në dorë të drejtësisë së Kurbinit”, – tha Lala.

Lala tha se ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët e ti dhe për t’i shpëtuar policisë.

Megjithatë Lala theksoi se ka dyshime që 40-vjeçari të jetë rrëmbyer dhe zhdukur duke qenë se kundërshtarët e tij janë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha.

“Ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët dhe për t’i shpëtuar policisë. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer dhe zhdukur për faktin se kundërshtarët e tij janë kundërshtarë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha”,  tha Lala.