Sfida kryesore e javës së 17 në Kategorinë Superiore, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë, është mbyllur në barazim pa gola.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, i cili edhe pse ka një terren mjaft të mirë, nuk ka mundur t’i rezistojë rrebeshit të shit të rënë gjatë ditëve të fundit. Edhe kjo ndeshje u shoqërua nga shiu i vazhdueshëm.

Në fund, edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga dy ekipet nuk arriti të shënojë, duke ndarë pikët. Ndërkohë, dy ekipet e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak, pasi Krymi nga Vllaznia dhe Bitri nga Partizani u ndëshkuan me kartonin e kuq.

Pas këtij takimi, Vllaznia vazhdon të udhëheqë renditje me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani I vendit të dytë.